Përditësuar: Janar 2026
1. Kush jemi
Ne jemi Oda Solutions, një kompani zhvillimi software. Ju mund të na kontaktoni në çdo kohë në info@oda.al.
2. Çfarë të dhënash mbledhim
- Të dhëna kontakti: Kur na shkruani (emër, email, përmbajtja e mesazhit).
- Të dhëna teknike: Adresa IP (e anonimizuar), lloji i pajisjes, dhe shfletuesi kur vizitoni faqen tonë.
3. Pse i përdorim
- Për t’ju përgjigjur kërkesave tuaja dhe për të ofruar shërbimin e kërkuar.
- Për të përmirësuar sigurinë dhe performancën e produkteve tona.
4. Ruajtja dhe siguria
Të dhënat ruhen në servera të sigurt me kopje rezervë (backup) dhe kontrolle strikte aksesi. Ne i mbajmë të dhënat vetëm për aq kohë sa është e nevojshme.
5. Ndërndarja me palë të treta
Ne nuk i shesim të dhënat tuaja. Ato mund të ndahen vetëm me ofrues të besuar shërbimesh (p.sh. hostim) që respektojnë standardet e privatësisë, ose kur kërkohet nga ligji.
6. Të drejtat tuaja
- E drejta për t'u informuar dhe për të aksesuar të dhënat tuaja.
- E drejta për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen e të dhënave.
- E drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave.
Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në info@oda.al.
7. Ndryshime
Kjo politikë mund të përditësohet kohë pas kohe. Versioni më i fundit do të jetë gjithmonë i disponueshëm në këtë faqe.